Armëpushimi në Liban në ngërç, negociatat në Uashington ende pa rezultat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 17:22
Qeveria e Libanit ka bërë të ditur se do të vazhdojë konsultimet në Uashington me synimin për të arritur një marrëveshje të gjerë armëpushimi me Izraelin.
Kryeministri libanez Nawaf Salam tha se armëpushimi aktual nuk po zbatohet plotësisht dhe nuk po respektohet siç duhet në terren.
Ai shtoi se Libani po kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pret që edhe Izraeli të angazhohet në mënyrë të plotë për respektimin e saj.
Sipas tij, të dyja palët janë ende në fazën e konsultimeve paraprake të ndërmjetësuara nga SHBA, ndërsa bisedimet zyrtare ende nuk kanë nisur.
