Irani tërhiqet nga përgjegjësia e sulmeve në Emiratet Arabe: Nuk kishim qëllim të godisnin
Irani ka mohuar se ka pasur qëllim të godasë Emiratet e Bashkuara Arabe, pas raportimeve për një sulm me raketa dhe dronë në territorin e tyre.
Sipas mediave shtetërore iraniane, një zyrtar i lartë ka thënë se nuk ka pasur synim për sulm ndaj Emirateve, duke kundërshtuar njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes në Abu Dhabi.
Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se katër raketa janë lëshuar drejt tyre nga Irani, ndërsa disa prej tyre janë interceptuar. Autoritetet në Emirate e kanë cilësuar ngjarjen si një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në rajon.
Raportimet flasin edhe për përdorim dronësh në sulme të lidhura me të njëjtin incident, i cili vjen në një periudhë tensionesh të larta në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit.
Ngjarja ndodh pak pas njoftimeve për operacione të reja ushtarake dhe rritje të pranisë ndërkombëtare në zonë për të garantuar lëvizjen e sigurt të anijeve tregtare.

