Makina përplas këmbësorët në qendër të Leipzigut, tetë të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 18:01
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit gjerman të Leipzig, ku një makinë ka përplasur një grup këmbësorësh në rrugën Grimmaische Strasse.
Sipas policisë, tetë persona janë plagosur si pasojë e ngjarjes.
Mediat gjermane raportojnë se automjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes.
Forcat e rendit ende nuk kanë dhënë detaje të plota për rrethanat e aksidentit apo për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë deklaruar për mediat lokale se situata ka qenë e rëndë, ndërsa disa prej personave të përfshirë janë mbuluar në vendngjarje deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

