Zbardhet DINAMIKA e vr*sjes së çiftit në Balldre/ Si u organizua ndjekja dhe ekz*kutimi i Kreshnik dhe Gentiana Mujecit
Tre anëtarët e fisit Mhillaj të dyshuar për vrasjen me motiv gjakmarrjen të bashkëshortëve Gentjana e Kreshnik Mujeci në Balldre të Lezhës mbeten të lirë arrati pas krimit që lidhet me një vrasje në vitin 2016. Policia ndërkohë ka arritur të rindërtojë të plotë të gjithë skemën.
Ndërsa tre autorët e dyshuar të ekzekutimit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci mbeten ende të lirë në arrati, policia e lezhës ka arritur të zbardhë të plotë dinamikën e atentatit në Balldre të Lezhës më 26 Prill.
Rindërtimi I skemës së krimit është bazuar në disa pamje të nxjerra nga kamera sigurie, që tregojnë lëvizjet e autorëve të dyshuar që lëviznin me dy makina dhe ato të ciftit që po udhëtonte me mjetin e tyre fuoristradë në kohën kur ranë në pritë.
Verifikimet tregojnë bashkëshortët Mujeci janë ndjekur nga ekzekutorët, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëorganizuar.
Burrë e grua po udhëtonin drejt fshatit Balldre, kur makina tip Volksvagen POLO, që ishte marrrë me qira në Rinas posacërisht për krimin dhe tashmë e sekuestruara nga policia, ka parakaluar në krah të kundërt mjetin fuoristradë të drejtuar nga Kreshnik MUJECI duke I bllokuar rrugën.
Një një makinë e dytë tip AUDI e bardhë ka qëndruar pas duke bllokuar kështu edhe mundësinë e largimit në anën tjetër.
Pamjet e kamerave të sigurisë, që Ora Neës I ka parë, tregojnë se nga makina e dytë nuk ka lëvizje, ndërsa nga mjeti tip POLO zbret një I ri, I cili fillimisht qëllon nga ana e pasagjerit dhe më pas qëllon pa ndalim në drejtim të Kreshnik Mujecit. Herë pas here ai afrohet edhe nga ana e pasagjeres, ku qëndronte Gentjana Mujeci.
Po ashtu ka dyshime se një person I dytë ka qëlluar nga brenda makinës së përdorur për atentatin.
Pasi janë bindur se shenjestra e atentatit është qëlluar për vdekje, drejtuesi I makinës i” kalon mbi trotuar dhe largohet përpara, ndërsa “Polo” e ndjek nga pas.
Në disa kamera të tjera sigurie pas ngjarjes nuk shfaqet makina “Polo”, por vetëm “Audi” e cila më pas humb gjurmët.
Makina që ishte marrë me qira në Rinas për atentatin u gjet e fshehur në banesën e familjes së
Besnik Kolndreut I cili u shpall në kërkim.
Policia ka gjetur edhe një bluzë të bardhë, që besohet se i përket Renato Mhillaj, I cili dyshohet se është edhe autori I ekzekutimit të Kreshnik dhe Gentjana Mujecit. Krimi sipas policisë ka si motiv hakmarrjen për vrasjen e Genc Mhillajt në vitin 2016 nga vëllezërit Mujeci.
