Tri kërkesat e Ndrecës, pasi dështoi në gjykatë

Avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca vazhdon me shown e tij. Pasi del nga gjykata bën një deklaratë. Të nesërmen pasi nuk i dalin çështjet e vendimet e gjykatave siç do mban një qëndrim publik.

Sot Ndreca ka bërë një deklaratë për mediat ku në fund ai përdor një fjali kërcënuese: çdo përpjekje për të hequr “pataten e nxehtë” apo për të larë duart si “Ponc Pilati” do të dështojë  dhe përgjegjësia, dikur, diku, ndaj dikujt, do të kërkojë adresën e saj. 

Tri pikat që kërkon Ndreca janë thjesht justifikime dhe show publik.

Ndreca thotë në deklaratën e tij që “hapni provat”. Në fakt provat janë të hapura.

Avokatët e Erion Veliajt në 24 Korrik të vitit 2025 e kanë marrë me usb çdo fashikull, i kanë marrë provat digjtale. Erion Veliaj nga data 24 korrik deri disa javë më parë i kërkonte të printuara ashtu si dhe zoti Ndreca me vendim gjykate.

Iu çuan Veliajt në burg dhe të pandehurit në GJKKO Plarent Ndreca. Tani thotë se i do prapë digjtale. Bjeri t’i biem.

Kur ia japin digjitale thotë i dua të printuara fizike, kur ia japin të printuara fizike, thotë i dua digjitale.

Do dhe akullore dhe çokollatë. Kur i japin çokollatën, do akulloren.

Gjithsesi shkojmë te fakti i dytë që përmend Plarent Ndreca, i cilit thotë hapni kafazin.

Cilin kafaz? Në GJKKO nuk ka kafaz. Ka një ndarje me xham që është një investim i bërë sipas standardeve të BE. E tillë është gjykata të tilla janë seancat, të tillë janë personat. Ata mund të mos kenë rrezikshmëri të lartë për publikun, por mund të jenë të rrezikuar se janë zyrtyarë të lartë, Erion Veliaj është në detyrë, Ilir Meta është ish-president etj.

Pra, ka një standard dhe nuk kemi kafaze me kangjella dhe hekura, por janë ndarje me xham, të tejdukshëm.

E pamë dje Ilir Metën, përtej atij xhami e kuptuam se sa i zverdhur ishte dhe sa i kishte ndryshuar imazhi, edhe mënyrën e komunikimit me avokatin, hapësirën dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për zhvillimin e një seanca normale.

Tani GJKKO tha se Ilir Beqaj mund të ulet pranë avokatit jashtë kutisë së xhamit, por dhe kjo bëhet me vendim gjykate jo me qejfin e të pandehurit Ndreca apo Veliaj.

E treta “hapni kamerat”.

Cilat kamera? Për çfarë arsye? Që të intimidohen dëshmitarët, bashkëpunëtorët e drejtësisë?

Gjyqet ndaj Erion Veliajt, Ilir Metës apo kujtdo tjetër janë të hapura.

Çdo qytetar ka të drejtë të shkojë, mediat janë atje prezente por nuk lejohet të transmetohet live në televizion. Kjo është e gjitha. Këtu është diferenca. Tani duan dhe kamera që të bëjnë show.

Show ka në Top Channel dhe TV Klan, nuk ka në Report TV dhe tek Tema e Mero Bazes. Show është "Big Brother" me kamera live, është Ferma VIP, jo GJKKO-ja. Dhe kështu janë standardet e çdo gjykate evropiane.

Qëndrimi publik ndaj gjykatës, ndaj vendimeve të saj, apo argumenteve që jep në lidhje me çështje të ripërsëritura si "i duam provat në formë digjitale" që i kanë marrë njëherë, “i duam të printuara” që i kanë marrë sërish dhe në atë lloj forme, tani i kërkon prapë në formë digjitale, lojëra, apo “heqja e xhamit ndarës” që e quajnë kafaz, që është një element sigurie sipas standardeve evropiane e më tej tek “hapni kamerat” ku në asnjë vend të Evropës, në gjyqe të tilla nuk ka kamera që transmetojnë live.

Jo në Evropë, por as në SHBA. Kujtojmë këtu gjyqet e presidentit Trump, kujtojmë gjyqet ndaj shumë politikanëve në nivelet më të larta të gjykatave të SHBA-ve. Ka vetëm një person që bën disa vizatime që shpërndahen dhe publikun që i ndjek, përfshirë mediat, familjarët etj.

Ndaj dhe Plarent Ndreca është shqetësuar shumë. Njofton tri kërkesa jo duke pasur hallin e drejtësisë, por të show-t të tij mediatik.

Deri dje sulmonin prokurorët, e kishte fajin Prokuroria. Tani filloi variant ta ketë fajin gjykata. Pra, kushdo që jep një qëndrim kundër kërkesave të avokatëve janë fajtorë, po bëjnë padrejtësi, dhe deri tani në asnjë moment nuk janë përballur me thesin e madh të provave dhe fakteve por vetëm bëjnë propaganda dhe shtyjnë seancat gjyqësore./CNA