DOSJE MË VETE ARBËR VELIAJT/ GJKKO rrëzon kërkesat e kryebashkiakut, SPAK heton mbi dokumentet
GJKKO i ka dhënë të drejtë SPAK-ut të vazhdojë hetimet mbi materialet e sekuestruara në zyrat e vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Arbër Veliaj bëri ankim ndaj sekuestrove të fundit, por gjykata rrëzoi pretendimet.
SPAK do të vazhdojë hetimin mbi dokumentet apo pajisjet që janë sekuestruar në kompaninë “Gogle” të Arbër Veliajt, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Shkalla e parë e GJKKO ka rrëzuar pretendimet mbi veprimet e prokurorisë së posaçme dhe kërkesat për të mos lejuar përdorimin e tyre nga organi i akuzës.
Bëhet fjalë për gjetjet gjatë kontrolleve të fundit pranë zyrave të kompanisë.
Burimet kanë bërë të ditur se mes sendeve te sekuestruara jane dhe disa kontrata me disa kompani të tjera që tashme janë subjekt këqyrjeje nga BKH.
Avokatët pretenduan se kontrollet dhe këqyrja e disa dokumenteve, fatura shërbimi dhe kontratave ka qenë e paligjshme, por më vendimin e fundit gjyqtarja ka legjitimuar procesin.
Mësohet se dosja e Arbër Veliajt është ndarë në fraksion dhe veprimet janë bërë në kuadër të këtij procedimi.
Madje procesi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortes së tij tashmë janë në fazën e shqyrtimit gjyqësor ndërsa hetimet duket se po vazhdojnë në një tjetër fushë.
Vetëm pas përfundimit të këqyrjes së procesit SPAK do të zbulojë nëse ka jetuar shkelje të tjera dhe nëse do të ketë akuza të reja

