Korrupsioni galopant në ndërtim/ Këlliçi: Tenxhere, apo studim i Bankës Botërore! Rama mban peng Shqipërinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me denoncimin e Bankës Botërore, e cila nëpërmjet një studimi, thekson se në Shqipëri, 28% e bizneseve bëjnë korrupsion me lejet e ndërtimit, një normë 4 herë me e lartë se në rajon.
‘Është kjo një nga arsyet pse çmimet e banesave janë të larta e të papërballueshme, pasi ndërtuesit kanë kosto ekstra që janë paratë që duhet të japin për zyrtarët e Edi Ramës. Në këtë mëyrë, ata ngrenë çmimet dhe në fund, ky korrupsion rëndon dhe paguhet nga qytetarët’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Gjithashtu Këlliçi se është korrupsioni që Edi Rama e mbron me votë në Kuvend, që po mban peng Shqipërinë, që po varfëron njerëzit, që po shkatërron të ardhmen.
Postimi i plotë:
Korrupsion me lejet e ndërtimit! Tenxhere, apo studim i Bankës Botërore?!
Banka Botërore, me studimin e fundit që ka realizuar, bën të ditur se një në tre biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri jep rryshfet për marrjen e lejes. Ky është një nivel që vjen në rritje nga matja e fundit para 6 vitesh, dhe është 4 herë më i lartë se rajoni.
Është kjo një nga arsyet pse çmimet e banesave janë të larta e të papërballueshme, pasi ndërtuesit kanë kosto ekstra që janë paratë që duhet të japin për zyrtarët e Edi Ramës. Në këtë mëyrë, ata ngrenë çmimet dhe në fund, ky korrupsion rëndon dhe paguhet nga qytetarët.
Vetëm Edi Rama thotë se në Shqipëri nuk ka korrupsion. Ai mund të dalë të shpallë sot se Banka Botërore është një tenxhere që nuk i do të mirën qeverisë. Por e vërteta e rryshfeteve, pagesave nën dorë, dhuratave, gjobave, është ajo që shqiptarët e dinë mirë dhe e provojnë në lëkurë çdo ditë.
Eshtë korrupsioni që Edi Rama e mbron me votë në Kuvend, që po mban peng Shqipërinë, që po varfëron njerëzit, që po shkatërron të ardhmen.
Ndaj duhet të bashkohemi në betejën tonë kundër burimit të këtij fenomeni, që është Edi Rama.
Me 8 maj në Bulevard, në një moment që do të jetë pikë kthese për vendin.

