Autostrada Tiranë–Durrës hapet plotësisht deri te mbikalimi i Rinasit, së shpejti nis puna për vijimin e aksit drejt Durrësit

Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit është hapur tashmë plotësisht për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama, inpektoi këtë segment rrugor, i cili ka kaluar tashmë në një autostradë të Kategorisë A, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe drejtori i ARRSH-së.

 “Jemi në autostradën Tiranë–Durrës, që është rruga automobilistike më e ngarkuar në Shqipëri. Ky segment është bashkimi i tre fazave, me rreth 7 kilometra të kontraktuara. Aktualisht ndodhemi në kilometrat e para që fillojnë nga Casa Italia dhe përfundojnë në kilometrin e 6, tek dalja për në Rinas. Këtu janë përfunduar dy fazat e para, ndërkohë që kemi të kontraktuar edhe fazën e tretë, e cila nis nga mbikalimi i Rinasit dhe vijon deri te mbikalimi i Laknasit”, u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministri Karakaçi,  sqaroi edhe e ndërhyrjet e planifikuara për përmirësimin e qarkullimit

"Segmenti i përfunduar tashmë është me 4 korsi dhe është realizuar me teknologji të re asfaltimi, e përdorur për herë të parë në vend, duke përmirësuar ndjeshëm standardin dhe sigurinë rrugore.

Së shpejti do të nisë zbatimi i kontratës për gjelbërimin, që do t’i ndryshojë pamjen autostradës."

Punimet vijojnë në fazat e tjera të projektit, ndërsa Ministri Karakaçi bëri të ditur përshpejtimin e procedurave për zgjerimin e mëtejshëm të aksit.

Kemi parashikuar vijimin e Tiranë–Durrësit për vitin 2027, por pas diskutimeve do ta afrojmë në vitin 2026, në mënyrë që menjëherë të vijojmë pas kilometrit të 7-të me segmentet pasuese.

Përfaqësuesit e qeverisë theksuan edhe ecurinë e projekteve të tjera infrastrukturore në kuadër të Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier, ndërsa u paralajmërua se në javët në vijim pritet fituesi I garës për segmentin Milot-Balldren