Takimi me Ramën, reagon ambasadorja amerikane në Greqi: Firmoset marrëveshja 20-vjeçare midis Shqipërisë e LNG-së amerikane
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle ka reaguar për takimin e zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në “X”, ajo shprehet se ka marrë në pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Sipas saj, ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin.
Gjithashtu ambasadorja thekson se kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, rajoni është më i bashkuar dhe më i sigurtë.
“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG-në amerikane.
Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Ne jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Secretary Burgum, Secretary Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik.
Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, thuhet në postimin e ambasadores.

