At*ntati në Balldren/ Dje Kreshnik Mujeci organizoi një festë me banorët e fshatit Koljakaj në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 18:27
Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, u ekzekutuan sot në një atentat me armë zjarri në Lezhë, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre.
Vetëm një ditë më parë, 39-vjeçari kishte marrë pjesë në festimet e Shën Markut bashkë me banorët e fshatit Koljakaj.
Si çdo vit gjatë katër viteve të fundit, Mujeci kishte organizuar festën tradicionale pranë kryqit të vendosur në malin e zonës, duke mbledhur të gjithë komunitetin në një atmosferë gëzimi e harmonie.
