VIDEO/ PANIK NË TIRANË! Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare "Toptani". Policia thotë se sinjali i erdhi në email shtetasit ...
Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”. Mësohet se janë bërë edhe evakuime të qytetarëve.
Pas alarmit për bombë, shërbimet kanë nisur menjëherë kontrollet me qen anti-eksploziv, ku gjithashtu janë të pranishme edhe forcat xheniere.
“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit“, njoftojnë blutë.
