I dëbuar më parë, rikthehet ilegalisht në Itali/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar gjatë kontrollit rutinë

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kthyer sërish në mënyrë të paligjshme në vend, ndonëse më parë ishte dëbuar dhe ishte kthyer në Shqipëri.

Sipas autoriteteve italiane, i riu kishte një ndalim hyrjeje 5-vjeçar për shkak të precedentëve penalë.

Ai u identifikua gjatë një kontrolli rutinë në qytet dhe, pas verifikimeve në sistemin e Ministrisë së Brendshme italiane, u konstatua se ndodhej ilegalisht në territor.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun “Nerio Fischione” dhe më pas u vendos që të transferohej në Qendrën e Riatdhesimit në Gradisca d’Isonzo, në pritje të kthimit në Shqipëri.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se po vijojnë procedurat për riatdhesimin e tij, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimeve të dëbimit për persona me rrezikshmëri për sigurinë publike.