SULMI ME A*MË NË WASHINGTON/ Berisha: Akt h*rror! PD e dënon me forcë të madhe

Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Washington, ku gjatë një darke zyrtare në Hilton Hotel u raportua një sulm me armë gjatë pranisë së presidentit amerikan Donald Trump dhe përfaqësuesve të mediave.

Berisha e ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar si një akt të rrezikshëm dhune që synonte të godiste një aktivitet publik dhe figura të rëndësishme shtetërore.

Ai shprehet se ngjarje të tilla janë kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin dhe kërkojnë reagim të fortë institucional.

Sipas tij, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të sigurisë, u shmang një tragjedi më e madhe, ndërsa autoritetet duhet të zbardhin plotësisht motivet dhe përgjegjësit e sulmit.