U ndje keq në burg, Erion Veliaj i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital privat, rikthehet në qeli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 22:23
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Burime bëjnë me dije se pas përfundimit të ndërhyrjes, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit.
Kujtojmë se Veliaj është arrestuar që më datë 10 shkurt të vitit të kaluar dhe ndaj tij rëndojnë një sërë akush të rënda.
