SULMI I A*MATOSUR NË UASHINGTON/ Reagon Kryeministri Rama: U godit liria dhe jetesa demokratike, e dënoj me forcë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në 'X' pas sulmit me armë të ndodhur në Washington, gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë në një hotel në kryeqytetin amerikan.
Në një mesazh në platformën X, ai e ka cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe ka shprehur shqetësim për një sulm të tillë të dhunshëm në një aktivitet publik.
Rama është shprehur se një akt i tillë godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës, duke e dënuar ngjarjen.
Ai ka shtuar se është lehtësuar që presidenti amerikan dhe të gjithë të pranishmit janë në gjendje të mirë dhe të sigurt.
Ngjarja në Washington ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, ndërsa autoritetet amerikane po vijojnë hetimet.
REAGIMI NË 'X':
Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që @POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë.

