KONVIKTI I RI NË DIBËR/ Rama inspekton punimet në godinën e shkollës profesionale "Nazmi Rushiti"

Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në Dibër, në konviktin e ri të shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti”.

Godina e re është ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe ofron kushte moderne për rreth 120 nxënës që ndjekin arsimin profesional në fusha si Ekonomi-Biznes, Teknologji Informacioni, Hoteleri-Turizëm dhe Gjeologji-Miniera.

Shkolla ka krijuar bashkëpunime me 36 biznese, ku shumica e nxënësve kryejnë praktikën profesionale, duke u përfshirë drejtpërdrejt në tregun e punës që gjatë studimeve.

Gjithashtu, institucioni bashkëpunon me qendrën Digital Roots në Dibër, një model që ofron trajnime praktike dhe mundësi punësimi për të rinjtë, me mbështetjen e Startup Albania Agency.