VIDEO/ "Narkoshteti", Balliu: Të vjedhurit në burg, hajdutët të lirë! Në 8 maj bashkohemi të gjithë në protestë

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka publikuar një video me akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës. Balliu thekson se Shqipëria është narkoshtet, ku qytetarë të pafajshëm arrestohen padrejtësisht, ndërsa, zyrtarë të përfshirë në korrupsion mbeten të lirë.

Video-denoncimi i plotë:

Ja se çfarë do të thotë narko-shtet. Ata të cilët vidhen si Henri Shapllo, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Mirvet Toçilla, Sem Bici, ata të cilët vidhen nga prokurorë të korruptuar, arrestohen dhe futen në burg pa drejtësi. Ndërkohë, hajdutët mbeten të lirë.

Hajdut si Edi Rama, Lubi Balluku apo Gys Agasi dhe Mirlinda e Edi Ramës, vazhdojnë të jenë të lirë pavarësisht se kanë vjedhur me AKSHI-n, kanë vjedhur me rrugët, kanë vjedhur me energjinë, kanë vjedhur me gjithçka pikërisht këta qytetarë dhe shumë nga ju që po na ndiqni.

Ndaj të nderuar miq, në datën 8 maj duhet të bashkohemi në protestë kundër këtyre hajdutëve që të arrestohen hajdutët dhe jo ata që vidhen. Në datën 8 maj bashkohemi të gjithë në protestë kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër Edi Ramës.