VIZITA NË ABU DHABI DHE GREQI/ Rama në 'Flasim': Aleanca të reja, projekte ekonomike dhe forcim i marrëdhënieve me partnerët kryesorë

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitat e tij të fundit në Abu Dabi dhe në Greqi, gjatë podcastit “Flasim”, duke i cilësuar si dy ndalesa me rëndësi për marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Në Abu Dabi, ai u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Rama e vlerësoi atë si një mik të hershëm të Shqipërisë dhe kujtoi ndihmën e Emirateve në disa momente të rëndësishme, përfshirë mbështetjen pas tërmetit në Durrës dhe projektet e përbashkëta të zhvillimit.

Sipas tij, marrëdhënia mes dy vendeve është forcuar vitet e fundit dhe pritet të thellohet më tej përmes projekteve të reja ekonomike dhe strategjike.

Në vijim, Rama foli edhe për pjesëmarrjen në Delphi Economic Forum në Greqi, ku u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Ai tha se me palën greke është diskutuar puna për zgjidhjen e çështjeve të mbetura mes dy vendeve dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Rama shtoi se ekziston vullnet për të avancuar drejt një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për të mbështetur procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ai u shpreh optimist për ecurinë e marrëdhënieve me të dy vendet, duke e vënë theksin te bashkëpunimi afatgjatë dhe stabiliteti rajonal.

EDI RAMA NË PODCASTIN "FLASIM":