Plarent Ndreca, në botën e Veliajt

Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për ankimimin e bërë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Pezullimi i afateve të paraburgimit është marrë në datën 24 mars 2026, sepse kishte një strategji të Erion Veliajt, i cili që nga 24 korriku i vitit 2025 shtyn pambarimisht seancat.

Pas seancës ka pasur edhe një reagim të avokatit të pandehur të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili u shpreh se: “Është instaluar një praktikë ku ka një dënim kolektiv kur mungon një avokat i një të bashkëpandehuri, u pezullohen afatet e paraburgimit të gjithë të pandehurve”.

Plarent Ndreca e di mjaft mirë se çështja ligjore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk fillon në datën kur ai ka marrë detyrën si avokat.

Para tij ka qenë studioja ligjore e bashkëshortes së Arben Rakipit, kreut të Magjistraturës, e cila, në fakt, është edhe studio që i ka faturuar Veliajt edhe një tjetër akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës me vendim të gjykatës, e dhënë kjo nga Gjykata Administrative e Tiranës, ka pasur edhe disa avokatë të tjerë deri tek Artan Gjermeni apo deri tek avokatja e vendosur kryesisht.

E gjitha ka qenë një skemë dhe skenar që Veliaj të dilte sa më shpejt nga burgu. Plarent Ndreca nuk mund të bëjë rolin e budallait, pasi nuk ka një dënim dhe gjykim kolektiv, por ka disa të akuzuar për disa vepra penale, ku kryesori është Erion Veliaj, klienti të cilin e mbron Plarent Ndreca, që edhe vetë është i pandehur.

Çështja e Erion Veliajt nuk fillon ditën kur ka shkuar avokat Plarent Ndreca. Është Erion Veliaj dhe avokatët e tij që kanë shtyrë seancat.

Është Erion Veliaj, klienti i Plarent Ndrecës, që i shtyn seancat sërish. Nuk i ka shtyrë as Gjykata e as SPAK-u për qejf, pasi njëherë nuk kishte avokat, njëherë nuk merrte njoftimin, njëherë na shkarkonte avokatin ose nuk jepte autorizimin.

Këto janë shtyrje pafund të bëra nga Erion Veliaj me qëllim, kjo e verifikuar e saktësuar edhe juridikisht.

Prandaj dhe gjykata i ka pezulluar afatet e paraburgimit, sepse nuk ka gjyqtar në botë të mos e kuptojë se Erion Veliaj nga korriku i vitit të shkuar shtyn pambarimisht me qëllim seancat në GJKKO.

CNA e ka thënë shpesh se po të ishte sadopak burrë do të kishte shkuar në seancat gjyqësore dhe tani mund të kishte mbaruar gjyqin, mund të kishte marrë vendim pafajësie ose mund të ishte dënuar, por ka zgjedhur të shtyjë seancat dhe këtë e di edhe Plarent Ndreca, e di Erion Veliaj dhe e dinë të gjithë.

Nëse ka një çështje që të gjithë janë të qartë është fakti se seancat janë shtyrë pambarimisht me qëllim dhe ligji e ka të qartësuar se çfarë ndodh në raste të tilla dhe kjo ka ndodhur edhe me Erionin.

Plarent Ndreca apeloi në GJKKO shfuqizimin e pezullimit të afateve të paraburgimit dhe vetë shkoi në seancë dhe po vetë kërkoi shtyrjen e seancës.

Pra, vetë apelon, vetë shkon në seancë, vetë kërkon shtyrjen dhe më pas del abuzon në media. Këto janë veprimet e Plarent Ndrecës.

Plarenti tani është totalisht në botën e Erion Veliajt, edhe pse tani botët e tyre i kanë të ngjashme, se të dy janë të akuzuar nga SPAK-u në GJKKO për vepra të ndryshme penale./ CNA