Flakët dalin jashtë kontrollit në landfillin e Bushatit, ndërhyrje nga disa njësi zjarrfikëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 14:25

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të diel vendgumbullimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke krijuar një situatë të vështirë në zonë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të gjerë, ndërsa tymi i dendur është përhapur në ajër. Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse që po punojnë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme. Për shkak të përmasave të zjarrit, janë nisur drejt Bushatit edhe forca zjarrfikëse nga qytete të tjera për të ndihmuar në operacion.
Autoritetet vijojnë punën në terren, ndërsa situata mbetet në monitorim deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.
