Po eksploronte natyrën/ Turisti humb jetën pasi bie nga lartësia e Ujëvarës së Sotirës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën gjatë një eksplorimi në natyrë.

Sipas informacionit paraprak nga shërbimi zjarrfikës, turisti ka rënë në Ujëvarën e Sotirës dhe dyshohet se ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pas njoftimit, drejt zonës është nisur ekipi i MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës.

Operacioni në terren vijon, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar për identitetin e viktimës dhe rrethanat e plota të ngjarjes.