Laprakë/ Vetëplagoset me a*më pa leje dhe 'shpik' autorin, arrestohet 36-vjeçari që tentoi të mashtrojë policinë
Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Laprakës, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri dhe më pas ka dhënë një version të rremë për ngjarjen.
Sipas policisë, burri me inicialet A. H. është plagosur një ditë më parë brenda automjetit të tij me një armë që e mbante pa leje.
Pas ngjarjes, ai ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ku ka treguar se ishte plagosur nga një person tjetër.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se plagosja ka qenë aksidentale dhe se 36-vjeçari ka bërë kallëzim të rremë për të fshehur rrethanat e vërteta.
Pas këtyre dyshimeve, ai është vënë në pranga nga specialistët për hetimin e krimeve të rënda. Çështja i është kaluar Prokurorisë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

