Hiqini xhupat! Temperaturat 'shpërthejnë' këtë të diel, njihuni me kushtet atmosferike për ditën e sotme

Sot vendi ynë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, me disa vranësira të lehta që do të shfaqen gjatë mesditës dhe pasdites. Kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme në të gjithë territorin.

Temperaturat do të arrijnë deri në 24-25 gradë Celsius gjatë ditës, ndërsa në mëngjes pritet të jenë rreth 11 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 10 metra në sekondë.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.