Aksident në hyrje të Lushnjes/ Makina përplas biçikletën pranë rrethrrotullimit të trenit, i riu në spital

Një tjetër aksident është regjistruar në Lushnje, këtë herë në hyrjen veriore të qytetit, pranë rrethrrotullimit te shinave të trenit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një automjet tip “Ford” ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila ka transportuar të riun, rreth 25 vjeç, në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Burime nga policia e qarkullimit bëjnë me dije se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, efektivët po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kryer procedurat e nevojshme.