“PENG” PËR VENDIM DREJTËSIE/Avokatja Vata: Apeli dhe çështjet civile, më të prekura nga vonesat në gjykim

Proceset gjyqësore që prej vitesh ndodhen nëpër gjykata vijojnë të penalizojnë dhe të krijojnë shqetësime te qytetarët.

Në një intervistë për Ora News, avokatja Brisilda Vata shprehet se shumë çështje mbeten të bllokuara si pasojë e ndryshimeve të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë ndër vite.

Sipas saj, problematikat më të mëdha evidentohen në Gjykatën e Apelit, por edhe në çështjet civile, veçanërisht ato të pronësisë.

Sa i përket kohëzgjatjes, Vata thotë se çështjet civile mund të zgjasin nga një vit deri në një vit e gjysmë, ndërsa edhe çështje bazike, si divorcet apo kujdestaria e fëmijëve, përballen me vonesa për shkak të lëvizjes së gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën.

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në rrethe.

Avokatja bën thirrje për më shumë bashkëpunim mes avokatëve dhe institucioneve të drejtësisë, si dhe për monitorim dhe rishikim më të shpejtë të çështjeve të mbartura.