Aksident i rëndë në aksin Bicaj-Kukës/ 64-vjeçari përplaset për vd*kje nga makina, arrestohet shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 14:17
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Bicaj–Kukës.
Rreth orës 13:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi F. B., 56 vjeç, ka përplasur një këmbësor në zonën e fshatit Bicaj.
Viktima është 64-vjeçari I. H., banues në këtë fshat, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

