Bashkëpunim për humanizmin, IFRC dhe KKSH forcojnë partneritetin

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kate Forbes, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri me fokus forcimin e bashkëpunimit humanitar dhe mbështetjen për komunitetet në nevojë, ku është pritur nga drejtuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe ka marrë pjesë në një sërë takimesh dhe aktivitetesh që vënë në qendër punën me të rinjtë, ndihmën sociale dhe vlerat e solidaritetit.

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRCKate Forbes  zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri  e shoqëruar nga znj. Maria Kristensen, Drejtuese e Delegacionit të IFRC për Evropën Qendrore dhe Juglindore ku u priten nga drejtuesit e KKSH.

Ajo vizitoi selinë qendrore, ku u njoh nga afër me punën e stafit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ndihmë të komunitetit.

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar  Ylli Alushi u shpreh se kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, në kuadër të kremtimit të 105-vjetorit të KKSH

Vizita e saj në Shqipëri u shoqërua me takime, aktivitete dhe ndalesa në disa prej qendrave të Kryqit të Kuq Shqiptar, duke vënë në fokus punën me të rinjtë, ndihmën sociale dhe mbështetjen për komunitetet në nevojë .Në degën e KKSH Tiranë, znj. Forbes mori pjesë në një moment të veçantë, ku u festua edhe ditëlindja e 70-të e një përfituesi të qendrës sociale për të moshuarit, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.Presidentja e IFRC së basahku më përfaqësues të kksh zhvilluan takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë dhe u vleresua KKSH si përcjellës i vlerave të humanizmit dhe solidaritetit