EMRI/ Norvegjezi kapet me k*kainë në Fier, arrestohet brenda banesës me qira në Patos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 11:23
Një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet për përfshirje në aktivitet kriminal me lëndë narkotike.
I riu, i identifikuar si Sebastian Temples, u ndalua në fshatin Sheqishte, ku jetonte përkohësisht në një banesë me qira.
Gjatë kontrollit ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej për përfitim financiar.
Pas arrestimit, materialet janë dërguar në prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
