Eksperti: Pa masa parandaluese, rreziku i zjarreve në pallate mbetet i lartë

Nisur nga shkrumbimi i ndëtesës në kompleksin e pallateve në Tiranë eksperti Aleksandër Çavo, thekson se është e domosdoshme që të merren masa parandaluese ndaj zjarrit në cdo ndërtim. Sipas tij, është ende herët për të zbuluar shkakun nga ku nizën flakët dhe përhapjen e menjëhershme në fasadë dhe apartamente

Për të shmangur ngjarje të tjera ai thekson se duhet ndërhyrje e menjëhershme

Ai thekson se mungesa ose moszbatimi i këtyre standardeve rrit ndjeshëm rrezikun dhe pasojat në raste zjarri.

Duke iu referuar rastit të fundit, Çavo vëren se përhapja e shpejtë e flakëve në fasadën e objektit tregon përdorimin e materialeve të djegshme, çka sipas tij lidhet me mungesën e mbrojtjes pasive nga zjarri në fazën e projektimit dhe ndërtimit.

Eksperti shpjegon gjithashtu dallimin mes mbrojtjes pasive dhe asaj aktive, ku e para lidhet me materialet ndërtimore që ngadalësojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa e dyta përfshin sistemet e sinjalizimit, fikëset e zjarrit, hidrantët dhe rrugët e evakuimit.

Ai shton se zhvillimi urban në lartësi kërkon forcim të kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse, si në aspektin logjistik ashtu edhe financiar, në mënyrë që ato të përballojnë emergjenca të ngjashme dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve.