ZJARRI NË "ARLIS" shpk/ Meçe: Në fasadë po digjeshin hidrokarbure, jo materiale të zakonshme

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, i ftuar ishte inxhinieri i ndërtimit Arben Meçe, i cili dha një analizë teknike për zjarrin që përfshiu fasadën e një pallati në Tiranë.

Meçe e trajtoi rastin vetëm nga këndvështrimi teknik, duke shmangur komentet politike dhe duke u ndalur te elementët konkretë të ngjarjes.

“Momenti i parë, konstatova dy gjëra. Fasada po digjej. Dhe duke patur parasysh që tymi ishte i zi, kjo do të thotë se digjet hidrokarbur.”-shtoi Meçe.

Ai shpjegoi se ngjyra e tymit është një tregues i qartë për materialet që po digjen, duke ngritur dyshime mbi përbërjen e fasadës dhe përdorimin e materialeve që përmbajnë elementë të tillë.

Gjatë bisedës, Meçe kritikoi mënyrën si është raportuar ngjarja në disa media, duke kërkuar më shumë verifikim dhe prezencë në terren.

“Ti nuk mund t’i japësh të dhëna që nuk janë reale. Shko në vendngjarje, regjistro dhe pastaj fol.”-tha ai.

Ai ngriti shqetësimin për përhapjen e informacioneve të paverifikuara dhe për tendencën për të dhënë analiza pa baza teknike.

Sipas tij, raste të tilla kërkojnë trajtim profesional dhe fokus te faktet, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë plotësisht shkaqet e zjarrit.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: