Shtëpia e Bardhë 'rrëzon' lajmet/ Leavitt: SHBA nuk ka kërkuar zgjatje të armëpushimit me Iranin

Shtëpia e Bardhë 'rrëzon' lajmet/ Leavitt: SHBA nuk ka
Shtëpia e Bardhë ka mohuar lajmet se SHBA-të kanë kërkuar zgjatje të armëpushimit me Iranin, duke sqaruar se nuk ka pasur një kërkesë të tillë zyrtare.

Zëdhënësja Karoline Leavitt tha gjatë një konference për mediat se raportimet që kanë qarkulluar nuk janë të sakta.

Ajo bëri të qartë se SHBA-të vijojnë të jenë të përfshira në bisedime dhe se procesi negociues është ende në zhvillim.

Sipas saj, komunikimi mes palëve vazhdon dhe bisedimet po konsiderohen produktive. Ajo iu referua edhe qëndrimeve të mëparshme të JD Vance dhe presidentit amerikan, të cilët kanë folur për vazhdimësinë e dialogut.

Sa i përket vendit ku mund të zhvillohet raundi i ardhshëm i negociatave, u la të kuptohet se ai pritet të jetë i njëjti me takimin e fundit, pa dhënë detaje të tjera.

Në këtë fazë, SHBA-të mbeten të angazhuara në proces, ndërsa nuk ka sinjale për ndryshim të menjëhershëm të marrëveshjes aktuale.