M*sakra në shkollën në Turqi/ Rëndohet bilanci i viktimave, 9 viktima dhe 13 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 17:48
Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën jugore të Kahramanmaraş në Turqi, raportoi transmetuesi NTV.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me autorin apo motivet e sulmit.
Mediat turke raportojnë se atentatori është një nxënës i klasës së 8-të.
