Izraeli shpall jugun e Libanit “zonë vd*kjeje”/ Urdhër për eliminimin e çdo ushtari të Hezbollahut deri në lumin Litani

Ushtria izraelite ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Hezbollahut në jug të Libanit, duke shpallur një zonë të gjerë si territor të rrezikshëm për çdo luftëtar të këtij grupi.

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar që zona nga kufiri me Izraelin deri në lumin Litani, rreth 30 kilometra në brendësi të territorit libanez, të konsiderohet “zonë vdekjeje” për anëtarët e Hezbollahut.

Ky qëndrim vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa ushtria izraelite vijon operacionet ndaj objektivave që lidhen me këtë grup në jug të Libanit.

Deklarata është bërë gjatë një vizite në terren, ku komandanti i ushtrisë izraelite është takuar me trupat e dislokuara në zonë.