Kaos në Kolorado/ Mbi 70 makina përplasen në dëborë, 8 të pl*gosur dhe një në gjendje të rëndë

Një aksident i madh ka ndodhur në një autostradë në shtetin e Kolorados në SHBA, ku janë përfshirë më shumë se 70 automjete.

Ngjarja ka ndodhur në kushte të vështira atmosferike, me dëborë të dendur dhe erëra të forta që e kanë bërë rrugën shumë të rrëshqitshme.

Si pasojë e përplasjes zinxhir, 8 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Kaos në Kolorado/ Mbi 70 makina përplasen në dëborë, 8

Autoritetet kanë mbyllur përkohësisht një pjesë të autostradës, rreth 80 kilometra larg Denverit, duke shkaktuar trafik të rënduar në zonë.

Shkaqet e sakta të aksidentit janë ende në hetim, por dyshohet se kushtet e këqija të motit kanë ndikuar drejtpërdrejt në përplasjen masive.