Vetëm 2 ditë në Itali/ Shqiptari kapet me k*kainë gati për shitje dhe përfundon në burg
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge, vetëm dy ditë pasi kishte hyrë në vend.
Ngjarja ka ndodhur në Marotta, ku karabinierët kanë vënë re një skuter që lëvizte në mënyrë të dyshimtë pranë një makine.
Pas një kontakti të shkurtër mes tyre, të dy mjetet janë larguar në drejtime të ndryshme. Skuteri ka humbur gjurmët, ndërsa policia ka ndaluar makinën.
Në automjet ndodhej 32-vjeçari shqiptar, i cili u shfaq i nervozuar gjatë kontrollit. Nga verifikimet rezultoi se ai kishte mbërritur në Itali vetëm dy ditë më parë me vizë turistike 3-mujore.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti 33 gramë kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. Makina që përdorte ishte marrë me qira, ndërsa me vete kishte vetëm 30 euro.
I riu e pranoi veprën dhe kërkoi falje. Ai ka treguar se në Shqipëri punon si murator.
Gjykata e dënoi me 8 muaj burg dhe 800 euro gjobë.

