Ministrat nga 11 shtete paralajmërojnë krizë globale nga lufta në Lindjen e Mesme: Pasojat sapo kanë nisur
Ministrat e Financave nga 11 vende, mes tyre Britania, Japonia dhe Australia, kanë paralajmëruar për ndikimin që mund të ketë lufta në Lindjen e Mesme në ekonominë globale.
Në një qëndrim të përbashkët, ata vlerësojnë se edhe nëse kriza merr fund në një periudhë të afërt, pasojat në tregjet financiare do të ndihen për një kohë të gjatë.
Sipas tyre, përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe situata në Ngushticën e Hormuzit paraqesin rrezik serioz për furnizimin me energji dhe për stabilitetin ekonomik në nivel global.
Në të njëjtën kohë, vendet bëjnë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe për ruajtjen e sigurisë në rajon, duke kërkuar që kriza të zgjidhet përmes negociatave dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme.
Një tjetër shqetësim lidhet me tregtinë ndërkombëtare. Vendet nënshkruese kërkojnë që të shmangen masat si kufizimet e eksportit, grumbullimi i mallrave apo vendosja e barrierave tregtare, të cilat mund të përkeqësojnë situatën dhe të godasin zinxhirët e furnizimit.

