Tjetër sulm në një shkollë në Turqi, humbin jetë 4 persona, plagosen 20 të tjerë

Një tjetër sulm me armë zjarri është shënuar në një shkollë në Turqi, pas atij të ndodhur një ditë më parë në Sanliurfa.

Mediat turke raportojnë se sulmi ndodhi në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş. Të vdekur kanë mbetur 4 persona, një mësues dhe 3 nxënës. Sulmuesi është një nxënës i klasës së 8-të në atë shkollë.

Ai dyshohet se ka marrë armën e babait, një ish oficer policie, dhe ka qëlluar në klasë me armë zjarri.

“Sulmuesi është një nxënës i klasës së 8-të. Babai i tij është ish-oficer policie. Besohet se ai ia ka marrë armën babait të tij. Gjithsej 4 persona humbën jetën, 1 mësues dhe 3 nxënës.”, tha Guvernatori i Kahramanmaraş, Mukerrem Unluer.

Në sulmin e një dite më parë në Sanliurfa, sulmuesi hyri në shkollë me një pushkë gjahu dhe plagosi 16 persona dhe më pas i dha fund jetës së tij.