I MBIJETOI FUNDOSJES! Emigranti nga Bangladeshi tregon kushtet e rënda me të cilat po udhëtonin në detin Andaman
Pasi një anije me rreth 300 emigrantë u fundos në Detin Andaman, vetëm pak prej tyre arritën të mbijetonin. Një prej tyre ka dëshmuar për ngjarjen. Sipas tij të paktën 30 pasagjerë ndërruan jetë nga asfiksia pa ndodhur ende tragjedia.
250 bashkudhëtarë të tij rezultojnë të zhdukur pas fundosjes të anijes me të cilën po udhëtonin në Detin Andaman.
Rafiqul Islam i cili arriti ti mbijetojë tragjedisë tregon se udhëtimi i nisur nga jugu i Bangladeshit dhe me destinacion Malajzinë, zgjati katër ditë në kushte çnjerëzore.
Për të shmangur patrullat, ai thotë se trafikantët i detyruan pasagjerët të fshiheshin në hapësira të ngushta të destinuara për peshk dhe rrjeta.
“Nuk kishte pothuajse fare oksigjen. Nuk mund të merrnim frymë,” tha ai, duke shtuar se të paktën 30 persona vdiqën nga asfiksia para se anija të fundosej.
Kur ndodhi aksidenti, qindra njerëz përfunduan në det. Vetëm pak prej tyre arritën të mbijetojnë.
Islam ishte mes një grupi të vogël që u shpëtua nga një anije nafte nga Bangladeshi, e cila më pas arriti të nxjerrë edhe disa të mbijetuar të tjerë nga uji.
Emigrantët vazhdojnë të rrezikojnë jetën duke ndërmarrë udhëtime të rrezikshme drejt vendeve si Malajzia, Indonezia dhe Tajlanda, në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë.
Organizatat humanitare paralajmërojnë se situata po përkeqësohet.
Sipas një raporti të fundit, vetëm 2% e prindërve ndihen optimistë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

