Hoxha: Proceset gjyqësore zvarriten deri në 20 vite

I ftuar në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, avokati Arlind Hoxha ka folur mbi problematikat e proceseve gjyqësore në Shqipëri dhe pasojat që ato sjellin për qytetarët.

Gjatë intervistës, Hoxha theksoi se një nga problemet më të mëdha të sistemit të drejtësisë mbetet zvarritja e proceseve gjyqësore, duke e cilësuar këtë fenomen si një formë të mohimit të drejtësisë.

Sipas tij, çështje të rëndësishme si ato të pronësisë mund të zgjasin për vite me radhë, madje deri në një ose dy dekada, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Ai shtoi se këto vonesa krijojnë vështirësi edhe për vetë avokatët, të cilët përballen me presionin e klientëve dhe nevojën për të menaxhuar pritshmëritë e tyre në një sistem që shpesh nuk ofron zgjidhje të shpejta.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”