EMRI+FOTO/ Dogji makinën dhe u zhduk, kapet 38-vjeçari që organizoi zjarrvënien në Pogradec dy muaj më parë

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “The last fire”, lidhur me një zjarrvënie të ndodhur dy muaj më parë në Pogradec.

Sipas të dhënave, i arrestuari Eno Flamuraj dyshohet se ka organizuar djegien e një automjeti më 26 shkurt 2026.

Ai u kap pas informacioneve të siguruara nga policia gjatë hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë kontrollit në ambientin ku u gjet 38-vjeçari, u sekuestrua edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa.

Ngjarja kishte mbetur pa autor për disa javë, ndërsa me arrestimin e tij policia ka hedhur dritë mbi një pjesë të hetimit.

Puna vijon për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë.