'Shkundet' Policia e Shtetit/ Ikën shefi i Krimit Ekonomik, ndryshime të forta edhe në Rrugoren e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 16:45
Janë bërë disa ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, duke prekur drejtues në sektorë të rëndësishëm.
Nga detyra është larguar shefi i Krimit Ekonomik, Kreshnik Alimadhi.
Në vend të tij është emëruar Artenis Merka, i cili do të mbajë këtë pozicion në vijim.
Ndryshime ka pasur edhe në Policinë Rrugore në Tiranë.
Nga detyra është larguar shefi i Komisariatit të Rrugores, Neritan Buzi.
Në këtë post është komanduar Luis Zeqaj.
Pas lëvizjes, Buzi është transferuar në Pukë, ku pritet të vijojë detyrën në një pozicion tjetër.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

