Mazrreku: Sistemi i drejtësisë ka përmirësuar rolin e avokatit

I ftuar në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, avokati Serjan Mazrreku ka folur mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe ndikimin e tyre në proceset gjyqësore, si dhe në marrëdhënien me qytetarët.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek një takim i zhvilluar së fundmi me Ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, në kuadër të një nisme për të diskutuar problematikat që hasin profesionistët e fushës së drejtësisë.

Sipas Mazrrekut, në këtë takim, ku morën pjesë avokatë, përmbarues gjyqësorë dhe noterë, u ngritën shqetësime konkrete lidhur me sfidat e përditshme të sistemit.

Takimi sipas tij, përbën një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe të aktorëve të drejtësisë në proceset vendimmarrëse ndërsa  vlerësoi këtë nismë si një mundësi reale që zëri i profesionistëve të dëgjohet dhe të ndikojë në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”