EMRAT+VIDEO/ Policia publikon PAMJET e operacionit në 12 Call Center: 10 të arrestuar, 4 në kërkim dhe 900 mijë të sekuestruara

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë nga operacioni i zhvilluar dje nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe austriake. Në total Prokuroria lëshoi 7 masa ‘arrest me burg’ 5 prej tyre të ekzekutuara, ndërkohë në kërkim janë shpallur 4 shtetas në kërkim.

Nga operacioni policia sekuestroi: 443 kompjuterë; 238 telefona celularë; 6 laptopë; pajisje të tjera si HDD, DVR etj., dhe vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Ghost Call”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Goditet, si rezultat i një hetimi 2-vjeçar, një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet call centerave.

Zbulohen 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme.

Vihen në pranga 10 shtetas, ekzekutohen 2 masa sigurie të tjera për 1 shtetase, si dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme.

Sekuestrohen 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti.

EMRAT+VIDEO/ Policia publikon PAMJET e operacionit në 12 Call Center: 10

Operacioni “Ghost Call”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave, rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat për hetimin e krimit kibernetik, gjatë 2 viteve. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave për hetimin e krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, dhe rezultoi me zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Me vendimin nr. 3410 të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik.

Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u ekzekutuan 5 nga 7 masa sigurie “Arrest në burg”. Konkretisht, u ekzekutua kjo masë, për shtetasit E. D., 47 vjeç, M. H., 23 vjeç, T. A., 22 vjeç, L. T., 32 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç. Me të njëjtën masë, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. H., 30 vjeç dhe M. L., 28 vjeç.

EMRAT+VIDEO/ Policia publikon PAMJET e operacionit në 12 Call Center: 10

Më tej, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasen A. V., 33 vjeç. Ndërkaq, me të njëjtat masa u shpall në kërkim shtetasi L. C., 25 vjeç.

Në vijim të operacionit “Ghost Call”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 38 vjeç, E. H., 26 vjeç, B. B., 25 vjeç, K. D., 25 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. J., 24 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari.

EMRAT+VIDEO/ Policia publikon PAMJET e operacionit në 12 Call Center: 10

Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, pjesëmarrës në operacion.

Gjatë kontrolleve u gjetën 891 735 euro, 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Ndërkaq, vijojnë hetime për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të dyshuar në këtë fushë, dhe garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

NË PRANGA

Eduart Dalla (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Mateo Hoxha (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Tedi Agastra (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Ledio Toçi (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Xhoel Mekolli (masa e sigurisë e ekzekutuar)

Kristjan Buda (arrestuar në flagrancë)

Benard Biba (arrestuar në flagrancë)

Kleidi Dyrma (arrestuar në flagrancë)

Ema Taip (arrestuar në flagrancë)

Eno Hana (arrestuar në flagrancë)

Ndalim dalje jashtë vendi

Aida Vokli (masa e sigurisë e ekzekutuar)

NË KËRKIM

Marsel Lami (në kërkim)

Xhoni Hitaj  (në kërkim)

Ledjon Cenaj (masa e sigurisë detyrim paraqitjeje e paekzekutuar)

D.J.