Hakerimi i email-eve të SPAK/ Shtyhet seanca për ish-drejtorin e Burgjeve dhe dy të tjerët. Ja data e radhës

Grupi i akuzuar për ndërhyrje në email-et e disa prokurorëve të SPAK ka dalë sot para GJKKO në seancën e parë në themel.

Të pandehurit Agim Ismaili, Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj nuk kanë pranuar të filmohen nga mediat gjatë hyrjes në gjykatë.

Seanca nuk ka vijuar gjatë, pasi është shtyrë me kërkesë të avokatëve të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Ata kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake, për t’u përgatitur më mirë për mbrojtjen.

Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 prill, në orën 11:00.