PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te kompleksi i Armand Lilos në Tiranë. Betejë për shpëtimin e jetëve dhe shuarjen e flakëve (FOTO+VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat shumëkatësh në kompleksin e pallateve “Arlis” sh.p.k në pronësi të Armand Lilos, përballë Farmacisë nr.10 në Tiranë., duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.

Gjithashtu, nisi menjeher evakuimi i banorëve të pallatit teksa zjarrfikëset ndodhen në terren.

PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te

Pamjet e mbërritura në redaksine e "Ora News" tregojnë momentet dramatike kur flakët masive kanë shkrumbuar pothuajse plotësisht ndërtesën, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën përreth.

Sipas informacioneve paraprake, ekziston dyshimi se nga flakët mund të jetë përfshirë edhe pjesa e brendshme e pallatit, megjithatë kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te

Në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta policie, ndërsa sirenat dëgjohen në të gjithë zonën. Zjarrfikësit po luftojnë intensivisht me flakët, të cilat deri në këto momente ende nuk janë neutralizuar.

PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te

Në pamje të tjera që redaksia jonë ka siguruar shihen zjarrfikësit duke u ngjitur në katet e sipërme të pallatit për të evakuuar banorët që kanë mbetur ende brenda, ku ndër to shihet dhe një e moshuar.

PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te

Banorët e zonës janë tmerruar nga përmasat e zjarrit dhe frika më e madhe mbetet përhapja e flakëve në ndërtesat ngjitur.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për evakuimin e plotë të banorëve dhe izolimin e zjarrit.

Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e zjarrit.

Ndërkaq, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve. 

PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te

Sipas pamjeve të siguruara për Ora News, zjarri ka arritur në përmasa të mëdha dhe tymi ka mbuluar lagjen. 

Flakët e zjarrit gjithashtu mund të shihen dhe në distancë të kryeqytetit. Shtëllungat e tymit janë konstatuar edhe nga banorë në periferi të Tiranës. 

PAMJE APOKALIPTIKE TEK “5 MAJI”/ Zjarri përpin pallatin te

Rikujtojmë që para disa muajsh në zonën e "5 majit", ka ndodhur shpërthimi masiv i zjarrit që shkrumboi tregun e rrobave të përdorura "Dinamo".