VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Afmatajn, i dyshuar për vrasjen e Artur Cangut, ngjarje që ndodhi pak ditë më parë në Bruz Mal të Niklës.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes tyre ka nisur për një sipërfaqe toke.

Gjatë përplasjes, Artur Cangu dyshohet se e ka goditur i pari Afmatajn me një kosë të vogël në krah.

Më pas, Afmataj është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë gjahu, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi, por arratia ka zgjatur vetëm 24 orë. Policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa pritet të zbardhen më shumë detaje për rrethanat e plota të konfliktit.