Mazrreku: Besimi i qytetarëve tek avokatët dhe drejtësia është rritur

I ftuar në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, avokati Serjan Mazrreku ka folur mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe ndikimin e tyre në proceset gjyqësore dhe marrëdhënien me qytetarët.

Gjatë intervistës, Mazrreku theksoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka pësuar ndryshime pozitive vitet e fundit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si ushtrohet profesioni i avokatit.

Sipas tij, avokatët sot janë më të përgatitur dhe më profesionalë krahasuar me disa vite më parë, ndërsa roli i tyre është bërë më i rëndësishëm për qytetarët.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”