VIDEO/ 7 persona në spital nga zjarri te “5 Maji”! Momente tensioni mes gazetarit të “Ora News” dhe policisë

Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të Kompleksit pranë QSUT-së,

Sicc shihet nga pamjet, flakët kanë përfshirë të tjera apartamente.

Për situatën e zjarrit angazhuar edhe helikopterë ushtrie, 6 ekipe zjarrfikëse, emergjencat civile, ushtrake etj.

Deri tani, zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.

Tensionet nga situata e krijuar janë shfaqur edhe para kamerave, ku efektivët e policisë iu afruan gazetarit të “Ora Neës” Edison Vatikajt, të cilit i kërkuan të largohej nga perimetri i sigurisë teksa ai po raportonte direkt nga vendngjarja.

Situata e të lënduarve

QSUT ka reaguar për mediat lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë.

Mësohet se 7 persona janë të prekur. Bëhet fjalë për 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Dy prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në urgjencë.

Ndërsa një tjetër person është transportuar së fundmi në urgjencë, duke e çuar në 7 numrin e personave të prekur.

Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.