VIDEO/ Zjarri apokaliptik te “5 Maji”, kreu i Policisë: Flakët janë ende aktive, akoma nuk kemi një bilanc
Vijon të jetë aktiv zjarri i frikshëm te pallatet e Kompleksit pranë QSUT-së.
Siç shihet nga pamjet, flakët kanë përfshirë të tjera apartamente.
Për situatën e zjarrit angazhuar edhe helikopterë ushtrie, 6 ekipe zjarrfikëse, emergjencat civile, ushtarake etj.
Deri tani, zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.
Kreu i Policisë Skënder Hita, deklaroi se “Flakët janë ende aktive, akoma nuk kemi një bilanc”
Shefi i zjarrfikësve të Tiranës në një komunikim për mediat foli ngjarjen e ndodhur në Tiranë, pasi zjarri përfshiu një kompleks banimi, pranë QSUT.
Ai theksoi se pas njoftimit të situatës u angazhuar zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Gjithashtu deklaroi se zjarri përfshiu të gjithë kompleksin.
“Tirana është angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet. Menjëherë kur kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks, jemi angazhuar menjëherë dhe është punuar intensivisht për lokalizimin e flakëve. Mund të themi që zjarri ka përfshirë të gjithë kompleksin”, tha ai.
SITUATA E TË LËNDUARVE
QSUT ka reaguar për mediat lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë.
Mësohet se 7 persona janë të prekur. Bëhet fjalë për 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Dy prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në urgjencë.
Ndërsa një tjetër person është transportuar së fundmi në urgjencë, duke e çuar në 7 numrin e personave të prekur.
Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.

