A e dini çfarë hani?/ Vuksani: Leximi i etiketës është jetik

Në një kohë kur zgjedhjet ushqimore janë të pafundme, leximi i etiketës shpesh neglizhohet nga konsumatorët shqiptarë. Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore, thekson se etiketa nuk është thjesht një informacion formal, por një dokument që tregon saktësisht përbërësit e ushqimit që vendosim në tryezë.

“Leximi i etiketës është hapi i parë drejt një konsumimi të sigurt. Pa këtë informacion, blerja e një produkti bëhet një akt besimi i verbër,” shpjegon Vuksani.

Ekspertja shton se ndërgjegjësimi duhet të nisë që në shkollat fillore, ku fëmijëve duhet t’u mësohen konceptet bazë të sigurisë ushqimore: higjena, ruajtja e produkteve dhe aftësia për të kuptuar informacionin në etiketa.

Ky trend i ndërgjegjësimit për përbërësit dhe sigurinë ushqimore është i përhapur tashmë në botën e zhvilluar, ku restorantet më të mira tregojnë çdo ingredient të pjata-ve, duke përfshirë edhe erëzat më të vogla, për të mbrojtur konsumatorët, sidomos ata me alergji.

“Një fëmijë i edukuar sot për rëndësinë e asaj që konsumon, do të jetë një konsumator i zgjuar dhe i përgjegjshëm nesër,” përfundon eksperta.

Ndiqni intervistën e plotë: